Takimet me biznesin/ Qato: Programe për të rritur cilësinë e punonjësve

Në vijim të takimeve me biznesin kudo nëpër Shqipëri, Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato e shoqëruar nga Zv. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli, ishte sot në Okshtun ku dhe vizitoi punimet për ndërtimin e digës së hidrocentralit më të madhe në Ballkan tërësisht e realizuar me investim shqiptar. Ajo u shpreh se investime të tilla janë një histori suksesi për vendin tonë dhe diga pritet të mbarojë brenda vitit 2018.

Kliko per me shume info

Ministrja gjithashtu vizitoi në qytetin e Librazhdit, një nga bizneset fasone të ndërtuara në dy vitet e fundit, por që ka arritur të punësojë mbi 210 persona, numër ky që pritet të rritet me rritjen e kapaciteteve të kompanisë.

Në fjalën e saj Ministrja Qato theksoi se kontakti me sipërmarrësit na bën të jemi sa më pranë problematikave të tyre për të gjetur zgjidhje të përbashkëta.

“Është një vizitë pune pranë kësaj sipërmarrje e cila, jo vetëm ka rritur numrin e të punësuarve në këtë zonë, por ka rritur edhe standardet e punës, standard për të cilat vetë qeveria ka projektuar dhe ka programe të mirëfillta për të rritur cilësinë e punonjësve, por edhe të produkteve që dalin nga ky sektor. Është e rëndësishme të theksohet se kjo kompani eksporton në Evropën Perëndimore, dhe është një histori suksesi për prodhimin vendas.

Së bashku me përfaqësuesit e kompanisë dhe me Kryetarin e Bashkisë Librazhd, folëm rreth problematikave që ky sektor ka dhe që ne duhet t’ja parashtrojmë qeverisë në mënyrë që të lehtësojmë kapacitetin e punës së tyre dhe të rrisim sa më shumë prodhimin dhe investimin.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.