“Tahiri ka blerë 600 mijë euro jaht në Mal të Zi, transportonte drogën në portin e Durrësit”

Një denoncim me akuza të rënda është publikuar nga Sali Berisha, i cili duke u bazuar në fjalët e cilësuara si të besuara të qytetarit dixhital, shprehet se ish-ministri Saimir Tahiri kishte blerë një jaht personal, të cilin e mbante në portin e Durrësit.

Sipas qytetarit, jahti i ishte bërë dhuratë ish-ministrit nga trafikantët, të cilët kishin vënë paratë bashkë dhe kishin blerë jahtin që denoncoi disa ditë më parë Lulzim Basha.

Kliko per me shume info

Denoncimi i Berishës:

Sajmir Tahiri kishte dhe jaht të blerë nga trafikantët! E mirëmbante narko-policia e Durrësit!

LEXO EDHE:  Gjeorgjiani që mashtroi shqiptarët. Zbulohet pronari i Gulf në Shqipëri

I bëj thirrje prokurorisë të hetojë për këtë akuzë të bazuar të qytetarit dixhital. sb

“Doktor Berisha, ajo që thua për gomonen e Saimir Tahirit s’esht asgjo. Sajmja ka mbi nje vit qe ka ble jaht ultra qe pa frik ka kushtu 500-600 mije euro. Ia kan ble ushtaret e vet qe ka te Kufiri ne Durres dhe te tjere qe jan edhe ushtaret e Gjushit. Kane shti paret dhe ja kan ble ne Mal te Zi thuhet. Jahti megjithse nuk e kishte ne emer te tije rrinte te Kalata Zero e portit ne Durres, aty ku rrijne vetem skafet e policise dhe anijet e Mimit. Eshte ai jahti qe denoncoi Lul Basha me foto.

LEXO EDHE:  Edi Rama: Në Shkodër vetëm këtë javë i kam gjetur punë 65 personave…

Kamerat e sigurise te portit me siguri e kane filmu Sajmen dhe te shoqen se vinin personalisht me inspektu punimet e mirmajtjes se jahtit. Nuk ka rob ne port qe nuk e di ket pune. Nuk ka shonc njeri tjeter me majt as nje gomone aty te Kalata Zero jo mo jaht vec Sajmes. Ia runte policia e vet. Me ate Sajmiri ka pas dal edhe vet jasht vendit thojne,por kushurijt e perdornin regullisht per transport droge.

LEXO EDHE:  Edi Rama: Në Shkodër vetëm këtë javë i kam gjetur punë 65 personave…

Sa e nxorri Basha foton e jahtit, e hoqen menjeher me trajl, noten per gjith noten. Me siguri esht filmu e gjitha nga kamerat, po qe se si kan fshi. Ku esht kjo prokuroria mer Doktor? Njerzve te shkret i bi bretku gjith diten, del ky Saje Qorri dhe bohet me jaht. Te lutem shum mos ma nxirr emrin se me keta esht bela e te fluturojn nga puna.”

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here