Tahiri i zhdukur prej 3 ditësh/ Paralajmëron avokati: A duhet të shpallim urdhër arresti ndërkombëtar?

Avokati Altin Goxhaj ka radhitur një sërë faktesh dhe mundësinë e një urdhër arresti ndërkombëtar për Saimir Tahirin. Ja çfarë shkruan:

Kliko per me shume info

Saimir Tahiri është larguar prej 3 ditësh nga Shqipëria në kundërshtim me Urdhrin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për mos largim nga Shqipëria Urdhër i miratuar me Vendim të Kuvendit dhe të firmosur edhe nga Gramoz Ruçi!

A DUHET SHPALLUR ME URGJENCË URDHËR PËR ARREST NDËRKOMBËTAR?

Mbani mend se si e dënuan në mungesë në kundërshtim me ligjin Dritan Zaganin?

Pse e la Policia në Aeroportin e Rinasit?

Pse po vonohet shpallja e arrestit ndërkombëtar?

A mos po vonohet që ti jepen mundësitë e duhura për arratisjen?

A është Fatmir Xhafa dhe Edi Rama bashkëpunëtor në organizimin e largimit të tij i cili jashtë mbikqyrjes së Prokurorisë së Krimeve të Rënda po e ndihmon në rastin më të mirë të prishë prova në destinacionin ku ndodhet dhe në rastin më të keq të arratisjes së tij nga Drejtësia Shqiptare?

1 COMMENT

  1. O ti avokat leshi mos na i shpif me kete lajm sajmiri me sa ka thene ka te nje njeriun e vete semur ne gjermani eshte me se normale qe ti gjendet njeriut te vete afer kur ai gjendet ne spital ti pandeh se sajmiri eshte lepur ai ne qofte se e ka perzier veten ne afera te dyshimta dhe ne fund te botes te shkoj prap do kapet prandaj mos bej lajm per nje gje qe nuk ka kuptim

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here