Vendimi i befasishëm i Prokurorisë, fillon hetim i ri për pasurinë e Saimir Tahirit

Pas dy akuzave të njohura të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, do të jetë subjekt edhe për hetimin pasuror.

Mesohet se bashku me deputetin Tahiri, nën hetim janë vëllezërit Habilaj, si edhe personat e tjerë të dyshuar se kanë krijuar pasuri në mënyrë kriminale.

Kliko per me shume info

Në hetim pasuror, te nisur në bazë të ligjit “antimafia”, do të jenë edhe familjarët e Tahirit, për të cilët pritet të verifikohen pasuritë e paluajtshme e llogaritë bankare, për të mësuar nëse ata i justifikojnë apo jo këto pasuri.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për të arrestuarin tjetër nga policia e Elbasanit, Orest Sota, nëse ky i fundit do t’i bashkohet dosjes “Habilaj”, apo do të gjykohet veçmas./abcnews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here