Tahiri-Habilaj, tre ish-oficerët arratisen nga Shqipëria, ja datat kur kaluan kufirin

Tre oficerët e policisë së shtetit të shpallur në kërkim për cështjen Tahiri-Habilaj, janë arraisur jashtë Shqipërisë.

Lajmi është bërë me dije në emisionin opinion ku gazetari Dashamir Bicaku theksoi se të tre ish-policët rezulton se janë jashtë Shqipërisë.

Kliko per me shume info

“Më 9 nëntor 2017 ka dalë njëri prej tyre nga Muriqani, tjetri më 29 gusht 2017 ka dalë nga Rinasi dhe i treti më 18 nëntor ka kaliuar kufirin në Kakavijë”, tha gazetari.

Ministria e Brendshme njoftoi zyrtarisht të enjten se këto urdhra, si edhe tre leje për kontroll banesë, i janë dorëzuar Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) rreth orës 10:30 minuta të ditës së mërkurë. Urdhër ndalimet e firmosur në 21 nëntor 2017 i përkisnin Jaeld Çelës, ish-drejtor i Policisë Vendore Vlorë, Gjergji Kohilës, ish-shef i Sektorit kundër Krimit të Organizuar në Vlorës, të dy të liruar nga detyra dhe nxjerrë në dispozicion nga prilli i këtij viti.

Masa e sigurisë “arrest në burg” caktuar në mungesë i përkiste Sokol Bodes, ish-shef i Postës së Policisë Kufitare Dhërmi, Vlorë, i pezulluar nga deyra 25 tetor 2017. Tre ish-drejtuesit e policisë në qytetin bregdetar dyshohen për “kultivim të bimëve narkotike”, “trafikim të narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit kriminal, si dhe për “grup të strukturuar kriminal”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here