Tahiri-Habilaj, publikohen përgjimet e reja

Të tjera përgjime janë publikuar në lidhje me Habilajt, grupin e trafikut të drogës të hetuar nga antimafia italiane dhe që ka dyshime për lidhje me ish-ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri.

Kliko per me shume info

”Ej shoku, e di ti se cili është rreziku im? Unë nuk shkoj personalisht të prek ndonjë gjë me dorë, fus lekë për të bërë këtë ”punë”, rrezikojmë lekët, e imagjinon dot se çfarë ndodh?! Doja t’i thoja se pa lekë nuk bëhet gjë…pasi ky donte punë pa lekë…po ti a e di se sa lekë hidhen atje lart për të arritur këtu puna?”, thotë i arrestuari Nezar Seiti, i cili ndodhej në makinën e Habilajt me Maridian Sulajn.

Përgjimi është publikuar nga gazetari Basir Çollaku, ku të arrestuarit janë përgjuar teksa flasin për lumin e parave që hidhen lart për të punuar qetësisht.

”Për çështjen e trafikut të drogës Habilaj-Tahiri-Rama, ka një turr ngjarjesh te prodhuara ta zhbejne, menjanojne, sepse nese bie Tahiri, i akuzuar zyrtarisht ne kete çeshtje merr me vete Ramen.Të arrestuarit flasin hapur mes tyre per lumin e parave qe hidhen lart qe te punohet qetesisht dhe bashkerisht poshte.” E di sa para hidhen lart qe te punohet…ai as qe e ka idene..” dhe duhen kamione te shendetshme me tre motorra me nga 25 mije euro, vetem motorrat e gomones 75 mije euro..Kjo eshte pjese e depozituar ne gjykate nga prokuroria..”, komenton Çollaku, duke publikuar edhe një prej dokumenteve të përgjimit.

Saimir Tahiri, ish-ministri i Punëve të Brendshme është nën hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here