Zbulohet arsyeja pse ish-ministri Saimir Tahiri udhëtoi drejt Gjermanisë

Prokuroria ka reaguar pas lajmit të raportuar në media se ish-ministri Saimir Tahiri është larguar për në Gjermani.

Sipas Prokurorisë, ish ministri Tahiri ka udhëtuar drejt Gjermanisë për të vizituar një të afërm që ndodhet në spital.

Kliko per me shume info

Prokuroria bën me dije se ndonëse Tahiri është nën hetim për trafik droge, nuk ka ndalim të dalë jashtë shtetit.

LEXO EDHE:  Rriten taksat për 17 profesione të lira, të gjithë të paguajnë TVSH

Largimi i tij ka ngjallur shumë debate, por burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se për sa kohë çdo masë u rrëzua edhe bllokimi i pasaportës ishte i pakuptimtë. Organi i akuzës ka theksuar më herët se autorizimi për arrestimin e Tahirit ishte i nevojshëm pasi duke qenë i lirë ai mund të ndikojë provat dhe dëshmitaret./LAJMIFUNDIT.AL/

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here