Ja kush është ish-vartësi që shoqëroi Saimir Tahirin në Gjermani

Zbulohet emri i ish vartesit te Saimir Tahiri i cili udhëtoi te premten e kaluar për në Gjermani me ish ministrin.
Ky ish vartës, është Evi Rodo, i cili është shkarkuar nga Ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Evi Rodo, ka mbajtur postin e Drejtorit të Inspektimit, e cila ka për detyrë kontrolle të planifikuara ose blic për llogari të ministrit të brendshëm, në drejtoritë vendore të policive në qarqe, komisariate apo stacione policore.

Kliko per me shume info

Ministri Xhafaj e “shkriu” tërësisht si drejtori, duke ia kaluar kompetencat shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave që drejtohet nga Eduard Merkaj.

Nga kjo “shkrirje”, Evi Rodo mbeti papunë. Burimet thonë se qëllimi i vetëm i eleminimit të kësaj drejtorie, e bëri për të larguar nga korridoret e ministrisë emërimet e paraardhësit të tij në detyrë, Saimir Tahiri.

Ndërkohë, duke u rikthyer tek udhëtimi 3-ditor i Tahirit në Gjermani, ai ka qënë i shoqëruar gjatë gjithë kohës, nga Evi Rodo. Gjatë kthimit, ish Ministri i Brendshëm ka dalë nga hyrja VIP e Rinas-it, ndërsa ish vartësi i tij Evi Rodo, ka dalë nga udhëtarët./tpz

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here