“Ta Pastrojmë Shqipërinë”, fushata që bëri bashkë ministren nga Kosova Albena Reshitaj dhe Blendi Klosin

Kliko per me shume info
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, znj. Albena Reshitaj  bashkë me ministrin e Mjedisit të Shqipërisë, z. Blendi Klosi, morën pjesë në aksionin e pastrimit të Shqipërisë, të organizuar nga “Green Line Albanian”.

Sipas Ministres Reshitaj, natyra duhet trajtuar siç duhet dhe iu bëri apel qytetarëve t’i bashkohen aksionit për pastrimin.

“Shqipëria dhe Kosova kanë bukuri natyrore që meritojnë të mirëmbahen. Natyra duhet të trajtohet siç duhet. Kjo është iniciativa e parë e imja në një projekt të përbashkët Kosovë-Shqipëri. Ju bëj apel gjithë qytetarëve të bashkohen dhe këta muaj ta pastrojmë vendin”,- tha Reshitaj, ajo gjithashtu mori premtimin nga Ministri Klosi që edhe ai do të marrë pjesë në aksionin Ta pastrojmë Kosovën.

Kliko per me shume info

Nga ana tjetër Ministri Klosi  duke falenderuar ministren për prezencen, perkrahjen dhe kontributin e  saj për mjedisin  tha se deri tani janë regjistruar 160 mijë vullnetarë që do të marrin pjesë në pastrimin e Shqipërisë.

“Aksioni Pastrojmë Shqipërinë që duam, fillon sot por vazhdon për 6 muaj. Është një nga zonat simbol. Bashkë me 160 mijë vullnetarë të regjistruar ne po punojmë në të gjithë Shqipërinë. Sot një ditë e madhe. Së bashku me pushtetin lokal të vazhdojmë të punojmë gjatë gjithë vitit”,- u shpreh Klosi.

Pas këtij aktiviteti të dy ministrat vazhduan tek Pallati i Kongreseve ku morën pjesë në Kongresin Shkencor mbi trajtimin dhe menaxhimin e integruar te mbetjeve, ku para të pranishmeve Ministrja Reshitaj, potencoi rendesine e bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve të përbashkëta, duke marrë parasysh faktin qe natyra nuk njeh kufi dhe mjedisi është i përbashkët këtej dhe andej kufijve.

“Jemi duke punuar në thellimin e bashkëpunimit rajonal, për të ndërmarrë  hapa konkret bashkë me shtetet e rajonit, për të zgjidhur problemin e ndotjes së mjedisit dhe për këtë kerkohen veprime të përbashkëta” ,- shprehet Reshitaj.

Ne  fund Ministrja Reshitaj duke pergezuar organizatoret për kongresin deklaroj që iniciativat e tilla jane të rendesishme, pasi që nga to rrjedhin shume raporte, vleresime e rekomandime, por ne dhe të punojmë tani në zbatimin e ligjeve dhe ketyre raporteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.