Surrel/ Ja cfarë i ndodh të moshuarit pranë vilës së Edi Ramës

Aktualitet

Bletarit i vjedhin gati të gjitha kosheret, shumë pranë vilës së Edi Ramës

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një ngjarje e rëndë dhe e trishtë i ka ndodhur një bletari në zonën e Surrelit në periferi të Tiranës.

Personit në foto i kanë vjedhur gjatë këtyre ditëve thuajse të gjitha kosheret e bletëve dhe ngjarja ka ndodhur pranë vilës së kryeministrit Edi Rama.

I pyetur nga kryetari i partisë PKD, Dhimitër Muslia, bletari thotë se nuk ia kishte marrë mendja që mund t’ia vidhnin në atë zonë pasi “ka shumë lëvizje të policisë meqë këtu banon shoku Rama, Kryeministri”.

Ja çfarë shkruan Muslia:

Sot dola në Surrel për të drekuar me ca shokë dhe aty rastësisht takova një burrë të moshuar i cili ishte shumë i mërzitur. E pyeta se ç’ke pse je mërzit bacë, ai më tha se unë kam vite që merrem me bletë dhe ka dy javë që i solla kopështin e bletëve sa më afër kullotës pasi ka shum trumc dhe mare . Por dje më kishin vjedhur 60 % të koshereve , pas një dite shum të lodhshme shkova von në shtëpi për të pushuar dhe të nesërmen kur erdha e pashë më lëshuan këmbët nga pikëllimi. Qa të shikosh i kishin marrë pathuajse tëra kosheret e bleteve. Po methënë të drejtën kisha shum besim se këtej nuk do mi prekshin pasi ka shumë levizie të policisë meqë këtu banon shoku Rama ,Kryeministri. Te marreshin te keqen bace i thash , ai mu pergjigji mir ke po tashme ne kete moshe me qa te ushqehem , ky eshte profesioni im. Tash shpresa iku .

Foto nga parku i bletve.

aser23et2r23f.jpgaserw34etw3qtr.jpgswefefwe4f3.jpg

ME TE LEXUARAT