Sulmi në Egjipt/ Rritet bilanci i viktimave, 184 të vdekur

Kliko per me shume info

Një sulm me bombë ka ndodhur në një xhami në provincën Sinai në veri të Egjiptit.

Kliko per me shume info

BBC raporton se si pasojë e këtij sulmi janë vrarë 184 persona.

Mwsohet se ngjarja ndodhi në qytetin Bir al-Abed, gjatë lutjeve të së premtes.

Egjipti po lufton me një kryengritje islamike në rajon, e cila është intensifikuar që nga viti 2013.

Përveç të vdekurve, rreth 80 vetë të tjerë u plagosën gjithashtu në sulmin vdekjeprurës, thanë zyrtarët e shëndetësisë.

Presidenti Abdul Fattah al-Sisi do të takohet me zyrtarë të sigurisë për të diskutuar incidentin, njoftoi televizioni Ekstra News i Egjiptit.

Nuk dihet ende se kush ishte pas sulmit të së premtes. Militantët xhihadisë kanë bërë një kryengritje vitet e fundit, duke kryer sulme pasi ushtria e Egjiptit përmbysi presidentin islamik Mohammed Morsi në korrik të vitit 2013.

Qindra policë, ushtarë dhe civilë janë vrarë që atëherë, kryesisht në sulme të kryera nga grupi i Provincës Sinai, i cili është i lidhur me të ashtuquajturin Shteti Islamik (IS).

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.