Sulmi ndaj mediave, Rama: Janë po aq të pabesueshme sa gjykatat

Kliko per me shume info

Kryeministri Edi Rama e justifikon sjelljen e tij shpesh herë të ashpër me gazetarët, me faktin se sipas tij, mediat në Shqipëri sot janë në nivelin më të ulët të besueshmërisë së publikut.

Rama thotë se mediat sot janë po aq të pabesueshme sa gjykatat, dhe këto statistika i kanë nxjerrë studime, por i pyetur nga gazetarja Eni Vasili, nuk pranon të thotë se kush i ka nxjerrë këto statistika.

Kliko per me shume info

Kryeministri Rama shprehet se nuk është kundër kritikave, por bën diferencimin mes kritikave të bazuara në fakte e dite dhe baltës.

Pjesë nga intervista:

Edi Rama: Ka gjithmonë një mënyrë për t’i kundërvënë dikujt që të thotë ty nuk të pëlqen kritika. Kush më njeh mua dhe kush punon për mua e di që unë stimulohem shumë nga kritika dhe kundërshtimi. Por kritika ngrihet mbi fakte, ide, ndërsa balta nuk është kritikë.

Ka gjithmonë një moment kur duhen thënë disa të vërteta, nuk janë të vërteta absolute por janë të vërtetat e mija. Nuk është as strategji, as sulm, as denigrim por është thjeshtë një e vërtetë. Gjithkush ka të drejtë të thotë të vërteta por të vërteta kam edhe unë.

Eni Vasili: Një gazetar malazez tha që fjalimet vrasin

Edi Rama: Një gazetar malazez që ndërkohë kishte thënë se “Kosova është veshka e Serbisë”

Po flasim për atë që është pushteti i katërt. Është një pushtet me përgjegjësi të jashtëzakonshme. Ju ftoj të merrni mendimin e publikut për besueshmërinë e mediave dhe do kuptoni që shumëçka aty është regres shumë i madh. Janë sot po aq të pabesueshme sa gjykatat, te niveli më i ulët i besueshmërisë të institucioneve shqiptare. Jo çdo gjë është për t’u hedhur poshtë. Ka materiale të mira…

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here