Një person hap zjarr në supermarket, tre të vrarë në Kolorado

Një person hapi zjarr në një supermarket në Kolorado të Shteteve të Bashkuara duke vrarë dy burra e një grua.

Incidenti ka mbjellë panik mes klientëve të tjerë që vrapuan të tmerruar të largoheshin kush e kush më parë.

Kliko per me shume info

Agresori arriti të largohej nga vendngjarja dhe policia është vënë në gjurmet e tij. Që të tre viktimat ndodheshin në të njëjtën zonë në momentin e të shtënave që i kushtuan jetën.

Autori i sulmit nuk ka thënë asgjë, ndërsa hapte zjarr e pastaj është larguar me makinë. Policia beson se ai është i armatosur e i rrezikshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.