FOTO/ “U fut në kishë dhe vrau 26 persona”, kush është autori i masakrës në SHBA

Devin Patrick Kelley, 26 vjeç është autori i vrasjes së 26 besimtarëve në një kishë në një qytet të vogël Sutherlands Spings, në Shtetet e Bashkuara. Mes viktimave ka edhe fëmijë të moshës 5 vjeçare dhe të tjerë të moshuar deri 72 vjeç. Autori i dyshuar u gjet më pas i vdekur në makinën e tij disa kilometra larg vendngjarjes.

Motivi i vrasjeve nuk është bërë ende i qartë. Departamenti i Teksasit për Siguri Publike është shprehur se sulmuesi ishte veshur tërësisht me të zeza dhe mbante edhe një jelek antiplumb.

Kliko per me shume info

Ai fillimisht qëlloi me armë zjarri jashtë kishës dhe më pas u fut brenda. Kur autori u largua nga kisha, një prej qytetarëve mori armën e tij dhe nisi t’i qëllonte të dyshuarit, i cili më pas hodhi armën dhe u arratis me makinë.
Qytetari ndoqi të dyshuarin, i cili doli jashtë rruge dhe u përplas. Policia e gjeti autorin të vdekur në makinë por mbetet ende e paqartë nëse ai vdiq, pasi i ka qëlluar qytetari që e ndoqi apo mund të ketë kryer vetëvrasje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here