Sulmi i rëndë me 8 viktima në SHBA, terroristi la një mesazh: “ISIS do jetojë gjithnjë”

SHBA-ja një ditë më parë u alarmua nga një sulm terrorist, që u mori jetën 8 personave të pafajshëm.

Mësohet se autori i kësaj ngjarje makabre, ishte bërë pjesë e organizatës terroriste të ISIS kohë më parë.

Kliko per me shume info

Sayfullo Habibullaevic Saipov, 29 vjeç, ndodhet ende në spital nën masa të rrepta sigurie pasi u plagos në këmbë nga policia ditën e djeshme kur kreu sulmin.

Pasi përplasi me kamionçinën e tij vrapuesit dhe çiklistët, ai doli nga automjeti me dy armë lodra.

Hetuesit pas kërkimeve të bëra në kamionçinë gjetën shënime të 29-vjeçarit uzbek që betohej për besnikëri ndaj grupit terrorist.
Në një prej shënimeve të gjetura shkruhej në anglisht “ISIS do të jetojë gjithnjë”. Në shënime të tjera kishte shkrime të ngjashme në arabisht. Në kamionçinë u gjetën edhe disa flamurë të ISIS.
Saipov emigroi në SHBA në vitin 2010 dhe ka jetuar në Florida, Ohajo dhe Nju Xhersi. Policia në Nju Jork vazhdon të jetë në gadishmëri të lartë sot, një ditë pas sulmit.
Autoritetet po përpiqen të gjejnë motivet e autorit. Ndërkohë Guvernatori i Nju Jorkut, Andreë Cuomo tha se nuk ka prova që autori që duket se ka shprehur besnikërinë ndaj ISIS-it, kishte pasur ndihmë nga organizata terroriste të huaja, por ishte radikalizuar brenda Shteteve të Bashkuara. Katër vetë, përfshirë dy fëmijë u plagosën kur autori i sulmit goditi me kamion një autobus shkollash.
Pas sulmit, Presidenti Trump shkruajti në Tëitter “Nuk duhet të lejojmë ISIS-in të kthehet, ose të hyjë në vendin tonë, pasi po i mposhtim në Lindjen e Mesme dhe gjetiu. Mjaft!”
Ai shtoi më pas “Sapo urdhërova Departamentin e Sigurisë Kombëtare që ta intensifikojë edhe më tej Programin për Kontroll të Hollësishëm. Nuk duhet të ruajmë korrektesën politike për një gjë të tillë”.
Presidenti Trump shkruajti gjithashtu në Tëitter se i dyshuari kishte hyrë në Amerikë me një vizë diversiteti, ose siç njihet nga shumë vetë, lotaria amerikane

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.