Sulm me thikë kundër kryetarit të bashkisë së Altenas, ndihmoi refugjatët

Një sulm me thikë ka ndodhur kundër kryetarit të bashkisë së Altenat, pasi ai ndihmoi refugjatët.

Ai ofroi që në qytetin e tij të pranohen më shumë refugjatë, se sa qe parashikuar. A u bë Andreas Hollstein viktimë e një sulmi? Autoritetet besojnë se motivi është politik.

Kliko per me shume info

Kryetari i bashkisë i qytetit të Rinit Verior Vestfalisë Altena është sulmuar me thikë në një dyqan që shet Dönner. Andreas Hollstein u dërgua me një ambulancë menjëherë në spital, por ishte në gjendje të dilte po në mbrëmje nga spitali, bëjnë të ditur mediat lokale.

“Unë pata pranë njerëz që u angazhuan dhe jam i gëzuar që jam ende gjallë”, i tha Hollstein pas sulmit portalit të lajmeve “Lokalstimme”.

Kryeminstri i Landit të Rinit Verior-Vestfalisë, Armin Laschet deklaroi se autoritetet e sigurisë besojnë se motivi për sulmin ishte politik. Dorasi i dyshuar, i cili sipas Lashetit u arrestua, kishte bërë vërejtje të caktuara për politikën e refugjatëve. Kjo të çon në përfundimin, që ekziston një motiv politik.

Altena u bë e njohur në të gjithë Gjermaninë, sepse pranon më shumë refugjatë, se sa është e detyruar të pranojë në bazë të kriterit të shpërndarjes.

“Ju jeni kryetari i bashkisë?”
Edhe një burrë, që u angazhua ta ndihmojë Hollstein-in u plagos lehtë. Sipas një raporti të “Westdeutsche Allgemeine Zeitung” sulmuesi me sa duket ishte i alkoolizuar. Para sulmit dorasi raportohet se e pyeti Hollstein-in:”Ju jeni kryetari i bashkisë?”
Laschet-i, i cili në momentin e atentatit po merrte pjesë në dorëzimin e Çmimit Shtetëror të Landit Rini Verior-Vestfali shkrimtarit Navid Kermani, shprehu tronditjen: “Mbrëmja e sotme ishte dëshpëruese”. Gjatë dhënies së çmimit Kermanit, ai i pati treguar “se si së bashku patën vizituar kryetarin e bashkisë së Altena-s, Andreas Hollstein – sepse Navid Kermanit iu duk shumë impresionuese, që një kryetar bashkie tha, jam i gatshëm të pranoj më shumë refugjatë”, tha kryeministri.

“Nuk ka vend për urrejtje dhe dhunë”
Pak më vonë, Kermani falenderoi në fjalën e tij politikanë si Henriette Reker dhe Wolfgang Schäuble, të cilët megjithë rrezikun e atentatit, e patën vazhduar punën e tyre. Në atë kohë mbërriti lajmi që ndaj kryetarit të bashkisë së Altenas qe kryer një atentat. “Kjo dhunë në vendin tonë përballë atyre që i mbështesin vullnetarisht refugjatët, kundër kryetarëve të bashkive, që kujdesen për të mirën e qytetit të tyre, është për t’u përçmuar”, tha Laschet. “E qartë është: në Landin e Rinit Verior-Vestfalisë nuk ka vend për urrejtje dhe dhunë. Shumëllojshmëria është karakteristikë e landit tonë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.