Sherri për pronën, 28-vjeçari i sulet me thikë djalit të xhaxhait në Rrogozhinë

Kliko per me shume info

Policia e Kavajës ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili për motive pronësia ka ushtruar dhunë fizike dhe ka përdorur dhe armë të ftohta ndaj djalit të xhaxhait.

Sic bën me dije policia, në pranga ka rënë Xhevahir Hasa, 28 vjeç, banues në fshatin Stërbeg – Rrogozhinë.

Kliko per me shume info

Njoftimi i Policise:

Për motive pronësie ushtron dhunë fizike duke përdorur dhe armë të ftohtë (thikë) ndaj djalit të xhaxhait.

Policia arreston në flagrancë 28 vjeçarin.

Shërbimet e policisë Kavajë, më datë 02.11.2017, arrestuan në flagrancë shtetasin :

– Xhevahir Hasa, 28 vjeç, banues në fshatin Stërbeg – Rrogozhinë.

Ky shtetas për motive pronësie ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të xhaxhait, shtetasit R. H., 21 vjeç dhe duke përdorur armë të ftohtë (thikë) i ka shkaktuar atij dëmtime të lehta në kokë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 130/a/2 dhe 279/1 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.