Sukth/ Plas grushti në një lokal

Një sherr verbal por që ka degjeneruar deri në përdorimin e grushteve është regjistruar në një bar-kafe në Sukth, një ditë më parë.

Kliko per me shume info

Protagonist ka qenë 43-vjeçari nga Shijaku me inicialet G. H.

Duke iu referuar burimeve policore, konfrontimi mes 43-vjeçarit dhe 42-vjeçarit me inicialet A. D., ka ndodhur brenda ambienteve të një lokali, në prani të dëshmitarëve të shumtë.

Të njëjtat burime sqarojnë se 43-vjeçari nga Shijaku e ka kanosur dhe goditur me grusht 42-vjeçarin me inicialet A. D. Ky i fundit ka denoncuar rastin në polici.

43-vjeçari nga Shijaku akuzohet për veprat penale “kanosje” dhe “plagosje e lehtë me dashje”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.