Strategjia e re amerikane në Ballkan/ Hapat që do të ndërmarrë SHBA

Në raportin mbi Strategjinë e re amerikane në Ballkan vlerësohet gjendja aktuale që sundon Rajonin, por dhe propozohen hapat konkret për angazhimin e Shteteve të Bashkuara.

I sjellë prej radios “Zeri i Amerikës”, krahas domosdoshmërisë së prezencës së përherëshme të SHBA-së në Kosovë etj., raporti parashikon katër kërkesat e mëposhtëme.
Vendosjen e një pranie të përhershme ushtarake në Evropën juglindore, që do të demonstronte një angazhim të vazhdueshëm të SHBA ndaj sigurisë në Rajon, por dhe do të forconte aftësinë afatgjatë të saj për të ndikuar mbi zhvillimet. Kampi ushtarak “Bondsteel” në Kosovë është ideal për këtë qëllim.

Kliko per me shume info

Prania e trupave do të ndihmonte në forcimin e mundësive të autoritete vendase për të parandaluar terrorizmin nëpërmjet stërvitjeve dhe shkëmbimit të praktikave më të mira dhe do të ofronin ndihmë në rast të katastrofave humanitare. Veprimi do të dërgonte po ashtu një mesazh të qartë në Rajon se SHBA janë të përkushtuara për të penguar përmbysjen e rendeve ekzistuese – një gjë që aventurizmi rus e ka trimëruar.

Ndjekja e një afrimi “historik” me Serbinë, është një tjetër hap konkret. Ndonëse nuk është qasje e re, hedhja e një hapi të tillë është i nevojshëm për një përpjekje më të fuqishme në kontekstin e angazhimit të përtërirë në Rajon.

“Beogradi mund dhe duhet të jetë një partner dhe aleat i ngushtë rajonal, por mund të jetë i tillë vetëm nëse fillon distancimin e tij kuptimplotë nga Rusia dhe në këtë çështje Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian nuk duhet të bëjnë kompromis”, lexohet në raport.

Një tjetër hap është rivendosja e namit të SHBA si ndërmjetës i ndershëm. Kjo pasi mbyllja e syve para autoritarizmit të udhëheqësve të Rajonit, mund të ishte e dobishme për një kohë të shkurtër. Por, ndjekja e verbër e stabilitetit me çmimin e përparimit në zhvillimin demokratik, praktikisht garanton vazhdimësinë e patologjive që kanë pllakosur rajonin. Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO paraqet një mundësi për të ndihmuar një partner në zhvillim që të veprojë drejt në përkushtimin e tij për reforma të thella demokratike. Depërtimi i reformatorëve pro evropian në Maqedoni, paraqet një mundësi tjetër. SHBA duhet të nxisin përpjekjet për të përgatitur Athinën dhe Shkupin që të bëhen aleatë dhe t’i bashkohen BE-së për të çuar bisedimet ndërmjet Beogradit e Prishtinës drejt përmbylljes.

Mbështetja për sipërmarrësit dhe të rinjtë e rajonit është i domosdoshëm, citon raporti, pasi asnjë nga këta hapa nuk ka kuptim pa trajtuar perspektivat afatgjata ekonomike për të rinjtë e Rajonit, ndaj SHBA duhet të angazhohen me partnerët evropianë për të krijuar mundësi kuptimplota ekonomike për qytetarët e rajonit.

Megjithatë Bashkimi Evropian është dhe duhet të mbetet lojtari kryesor në Ballkanin Perëndimorë, duke përkushtuar më shumë burime, mjete, kapital njerëzor dhe vëmendje politike për rajonin sesa SHBA. Kjo pasi nuk do të ketë të ardhme të ndritshme për Evropën juglindore pa BE-në dhe udhëheqjen e saj.

Megjithatë, thskon raporti SHBA kanë një autoritet të veçantë që mund të përdoret për të çuar përpara interesat e tyre për të siguruar që Rajoni të mos bëhet më eksportues i problemeve serioze, aq më pak të konflikteve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here