“Ndërroi jetë, e mira Stela”, ja kush ishte 29-vjeçarja që humbi jetën në aksident në Rrugën e Kombit

Kliko per me shume info

Një e re ka humbur jetën dje në një aksident të ndodhur në tunelin e Kalimashit. Ajo ishte këngëtare e muzikës popullore prej disa vitesh dhe kishte performuar në shumë aktivitete të veri të vendit. Prezantimin e saj e ka bërë gazetari Gjergj Marku, me një mesazh ngushëllimi në “Facebook”.

Ai thotë se Stela Gjoka e donte shumë Mirditën dhe ishte tejet korrekte.

Kliko per me shume info

Aksidenti ndodhi pasditen e djeshme, ndërsa 29-vjeçarja që ishte drejtuese e mjetit, teksa në makinë ishte edhe një 32-vjeçar nga Kosova që mbeti i plagosur. E reja ndërroi jetë në spital.

STATUSI I GJERGJ MARKUT

Ndërron jetë, e mira STELA!
Në moshe fare të re, pas një aksidenti tragjik në dalje të tunelit të Thirrës në autostradë, ndërroi jetë këngëtarja Stela Gjoka.

Mbaj mend që më kërkoi të vinte që nga Kosova për në “Mirdita Turistike 2017” me Prena Becin, sepse e donte shumë Mirditën dhe grupin artistik, sidomos kur ai performonte në Dasmën Turistike, ndaj atë ditë korriku ajo ishte pjesë e këngës së granisë ashtu e urtë, e qeshur dhe tejet korrekte. Më pastaj dhe në klipin “Doruntina e Mirditës”.

Janë dy foto që i kam shkrepur, me sa duket, për ta mbajtur në kujtese ashtu të qeshur, gjithë mirësi e shpirtbardhësi të mirën STELA!
Ngushëllime të thella e të sinqerta, familjes, të afërmeve dhe dashamirëve të saj, nga artistët e Ansamblit MIRDITA!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.