Statusi i minatorit/ "Kuvendi të fusë projektligjin në rend dite"

Aktualitet

Në një deklaratë për mediat, mesditën e sotme, deputeti i LSI, Përparim Sphiu mes të tjerash i ka bërë thirrje Kuvendit që të fusë në rend dite propozimin e LSI për statusin e minatorit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu Spahiu tha se gjatë mbledhjes së grupit të LSI është kërkuar edhe heqja e TVSH për produktet e shportës.

Deputeti I LSI tha se, “LSI kërkoi që të hiqej TVSH për produktet e shportës gjatë mbledhjes së grupit. Në mbledhje grupi ne diskutimin edhe për propozimin për pr.ligjin për statusin e minatorit për të cilën pritej një përgjigje zyrtare nga qeveria dhe nuk e kemi. I bëjmë thirrje Kuvendit të fusë në rend dite këtë projektligjin. Qeveria i do këta njerëz të varfër”.

ME TE LEXUARAT