‘’Shpërthen’’ gazetari italian: Bëhet fjalë për ish-ministrin. Prokuroria ka prova

Gazetari i Meridioneës’ Dario De Luca që publikoi dosjen e përgjimeve të grupit “Habilaj” ka thënë se Gjykata e Rivlerësimit të Katanias ka vendosur sot mosndryshimin e masës së sigurisë për 10 të arrestuarit e dosjes ‘Habilaj’ të akuzuar për trafik droge.

Gjykata la masën e sigurisë e ’arrest në burg’ për të pandehurit, duke përfshirë edhe kreun e bandës, Moisi Habilaj.

Kliko per me shume info

Gjatë një lidhje telefonike për ‘Neës24’, gazetari u pyet nëse bëhet fjalë për një Saimir të dytë apo për ish ministrin Saimir Tahiri i cili permendet në përgjime, gazetari italian tha se nga hetimet e deritanishme bëhet fjalë për ish-ministrin e Brendshëm.
De Luca, i pyetur për besueshmërinë e prokurorisë tha se hetimi zgjat prej shumë kohësh dhe ka shumë prova. Lidhur me arrestime të tjera, ai tha se duhet arrestuar Florian Habilaj dhe do duhen muaj të tjerë për mbylljen e hetimeve.
Çfarë ndodhi sot me këtë proces?
Sot u zhvillua gjyqi i rivlerësimit dhe u konfirmua masa me burg për të gjithë arrestuarit.
Mbrojtja tha që nuk ka prova?
Mbrojtja refuzoi masën e arrestit për të pandehurit pasi pretendoi se nuk ka prova për t’i mbajtur në burg.
De Luca këtu në Shqipëri flitet shumë për çështjen e ish-ministrit të Brendshëm se ai emri “Saimir” që figuron në dosje është ish-ministri i Brendshëm apo është një kamionist, siç del pak më vonë…ju vazhdoni t’i mbeteni mendimit se bëhet fjalë për ish-ministrin e Brendshëm?
Sipas asaj që është shkruar në aktet e Prokurorisë së Catanias, Saimiri për të cilin flitet në përgjime duhet të jetë ish-ministri i Brendshëm. Është shënuar në raportet dhe aktet e hetimit të Guardia di Finanza.
Një grup prokurorësh shqiptarë janë atje duke biseduar me kolegët, keni dijeni për bisedat e tyre?
Përmbajtja e këtyre takimeve është e fshehtë. Mund të flitet për thellime të tjera por përmbajtja është e rezervuar.
Sa konfidente është prokuroria italiane për provat që ka dhe për vazhdimësinë e procesit?
Mendoj shumë. Është një hetim që zgjat prej shumë kohësh. Ka shumë prova. Mbi 12 të hetuar nga fashikujt.
Përveç Nezar Seitit a pritet kërkesë për arrestime të tjera?
Hetimet nuk janë mbyllur do të duhen muaj të tjerë. Duhet të kujtojmë që duhet të arrestohet ende Florian Habilaj.
Ne dimë rëndësinë e grupit në brigjet shqiptare, ata që janë arrestuar atje sa të rëndësishëm janë në botën e kriminalitetit?
Nuk janë të rëndësishëm, pasi bëhet fjalë për persona që janë ndërmjetës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.