Spiropali habit në Kuvend: Në 90 kisha simpati për Berishën, ai s’ka vend në histori

Kliko per me shume info

Deputetja socialiste, Elisa Spiropali ka bërë një deklaratë te papritur në Kuvend, duke përmendur ish-kryeministrin Sali Berishasi nje idhull te saj te dikurshem.

Ajo tha se në fillimet e viteve ’90 ka pasur simpati për Berishën, ndërsa shtoi se kjo atmosferë përkufizonte edhe familjen e saj. “Kur isha e vogël, në vitet 90-91, ne si familje kishim simpati për Berishën. Ashtu e vogël, dilja përpara ekranit dhe ngrija dy gishtat kur dilte në televizor”, tha Spiropali.

Kliko per me shume info

Duke shtuar se Berisha ndryshoi vit pas viti, Spiropali pati edhe një këshillë për liderin historik të PD, duke i kujtuar se nuk do mbetet në histori.

“Por gjatë kohës, ajo karizma e fillimit, energjia e madhe, filloi të bjerrej aq shumë, ndoshta nga vullneti për të hyrë në histori, Berisha ka harruar se historia vërtetë nuk është shkencë ekzakte, por nuk është aq ekzakte sa të pranojë brenda saj një njeri që në fund të karrierës së tij, energjitë, veprat t’i kthejë në logje Kuvendi. Hiqni dorë nga këto dhe ndoshta do mbaheni mend për fillimet tuaja”, tha Spiropali.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.