Spanjë/ Treni del nga shinat, 2 të vdekur 21 të plagosur rëndë

Bota

Të paktën 21 persona kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë për jetën kur një tren në jug të Spanjës ka dalë nga shinat.

Lajmin e ka bërë me dije shërbimi i emergjencave spanjolle. Aksidenti ndodhi sot rreth orës 11:00 me kohën lokale, vetëm pak orë pasi një tjetër tren që udhëtonte nga Malaga drejt Seviljes doli nga shinat.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shkaqet e sakta janë ende të paqarta por autoritetet spanjolle bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në një segment hekurudhor që ishte mbyllur gjatë natës për shkak të rreshjeve të shumta të shiut.

ME TE LEXUARAT