De Biasi nuk ia del në Spanjë, Alaves e shkarkon nga detyra

Gianni De Biasi shkarkohet nga detyra e trajnerit të Alaves në Primera Division. Klubi spanjoll e zyrtarizoi vendimin nëpërmjet një komunikate për shtyp, ku sqaronte ndërprerjen e kontratës me ish-trajnerin e Shqipërisë, i cili vetëm pak kohë më parë zëvendësoi Zubeldian.

“Klubi bardhekaltër ka vendosur në ndërpresë kontratën me Gianni De Biasin, pas rezultateve të dobëta të javëve të fundit. Për momentin, skuadrën do ta drejtojë Javier Cabello. E falënderojmë De Biasin për punën e kryer në këtë periudhë dhe i urojmë fat në të ardhmen.”

Kliko per me shume info

De Bias e mori Alavesin në vendin e fundit të renditjes, me zero pikë dhe zero gola të shënuar në pesë javët e para. Pavarësisht pritshmërive të larta, nuk mundi të ndryshonte shumë gjëra, duke koleksionuar 2 fitore dhe 5 humbje në 7 ndeshje në pankinë. Pas javës së 13-të, skuadra baske vijon të klasifikohet e fundit me 6 pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here