Përgjimet/ ‘Pse i la shoferi i Tahirit patentat’, Sota: Dola një ditë me të, i la në kroskot

Aktualitet

Panorama zbardh bisedat që disponohen edhe nga Prokuroria mes të arrestuarit dhe shoferit të tij, ku jep shpjegimet për mënyrën se si janë ndodhur në mjetin e tij patentat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas dokumentit të mbrojtjes, të paraqitur në Gjykatë, me të gjitha bisedat e përgjuara apo të dhëna vullnetarisht vërtetohet se paratë ishin vërtet të destinuara për “Kurum” në formën e një garancie për marrjen e një sasie të konsiderueshme të hekurit për firmat e Lefter Sotës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

02.11.2017. Përgjimet ambientale në Drejtorinë e Policisë Elbasan, Orest Sota i përgjigjet pyetjes së Leonard Almetës, shoferit të tij.

Leonard Almeta: Pse i la Genti (Caka, shoferi i Tahirit) patentat aty?

Orest Sota: Dola një ditë me të… kot pa lidhje… i la aty në kroskot… pa lidhje.

-03.11.2017. Në përgjimin e numrit të telefonit të shtetasit Genti Caka, evidentohet një bisedë me një person në orën 17:37, i cili shprehet për patentat:

“Patentat i kam pasur unë. Kam pasur makinën e tij dhe i lashë aty. Patentat i kam marrë unë para 2 muajsh në Durrës dhe i lashë aty. Është gabimi im, jo i tyre”.

-03.11.2017. Në orën 18:35, Lefter Sota ka komunikuar me një person me emrin G** (nr. 6******) dhe i deklaron:

“Ishin lekët e Netës që i kisha hequr që në 2009. Lekët nga Banka Popullore që u shitën. Fola me ‘Kurum’ dhe u thashë që t’i lë si garanci. Isha gati dhe thashë do iki në Elbasan. I mori djali për t’i çuar se kishte rrugën për në Vlorë …”.

ME TE LEXUARAT