U kap me 863 mijë euro, biznesmeni Sota apelon masën e sigurisë, caktohet data e rivlerësimit

Aktualitet

Pas masës së sigurisë “arrest me burg” të dhënë nga Gjykata e Elbasanit për biznesmenin Orest Sota, i cili u kap me 863 mijë euro, avokatët e tij kanë apeluar çështjen në Gjykatën e Apelit në Durrës.

Por deri më tani nuk ka ardhur një vendim nga Apeli i Durrësit, duke penguar rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj biznesmenit te Krimet e Rënda.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për 25-vjeçarin në makinën e të cilit në datën 1 nëntor Policia e Elbasanit gjeti 863 mijë Euro dhe dy patenta lundrimi të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Pas marrjes së vendimit nga Apeli i Durrësit, pritet që rivlerësimi i masës së sigurisë të bëhet më 20 nëntor.

ME TE LEXUARAT