U kap me 800 mijë Euro, biznesmeni Sota u ndalua dy herë nga Policia Rrugore

Kliko per me shume info

Orest Sota që u kap me mbi 800 mijë euro dhe dy patenta të ish ministrit Tahiri në makinë, rezulton të jetë ndaluar nga policia në dy episode gjatë kohëve të fundit.

Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se 25-vjeçari është ndaluar më 9 gusht dhe 24 shtator të këtij viti nga policia rrugore e cila i ka pezulluar lejen e drejtimit për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe shpejtësi tej normave të lejuara, shkruan TCH.

Kliko per me shume info

Po ashtu burime nga policia bëjnë me dije se mbrëmjen e 1 nëntorit Sota në momentin e ndalimit ka qenë duke hyrë në qytetin e Elbasanit nga rruga lidhëse me Peqinin.
Kjo i ka shtyrë hetuesit të verifikojnë trajektoren e lëvizjes së të riut dhe pikënisjen e tij së bashku me shumën e madhe të valutës. Hetimi për paratë e gjetura pritet t’i kalojë Prokurorisë së Krimeve të Rënda, pasi Prokuroria e Elbasanit nuk ka kompetencën për të zhvilluar hetimin pasuror dhe për të verifikuar mënyrën sesi ka gjeneruar 863 mijë euro kesh të pashoqëruar me asnjë faturë apo mandat.

Për ngjarjen ka reaguar dhe i ati i 25-vjeçarit, biznesmeni Lefter Sota. Ai thotë se paratë ja kishte dhënë djalit për t’ia çuar kompanisë “Kurum”, si garanci për një të tretën e shumës së një kontrate për 4000 ton hekur .
“Ashtu siç kam deklaruar edhe pranë oficerit të policisë, bazuar në normat tregtare për mbajtjen e kontratës, kjo shumë do të shërbente si garanci e kthyeshme, mbasi të ishte kryer pagesa e plotë me bankë. Njoftoj se kjo sasi valute buron nga të ardhurat e mia personale e kursimet në vite”, ka thënë biznesmeni Lefter Sota.

Orest Sota për të cilin gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë arrest me burg, në 13 shkurt të këtij viti shfaqet në krah të ish ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri në ceremoninë e nisjes së punimeve për ndërtimin e komisariatit nr 6.
25 vjeçari ka deklaruar se nuk ka njohje me Tahirin dhe se patentat mund të jenë harruar në mjetin e tij nga shoferi i ish-ministrit me të cilin ka miqësi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.