Habit sondazhi i Zaloshnjës: PS humbi 70 mijë vota, PD ka 10 mijë vota rritje

Politikë

Edhe kjo javë ka pasur zhvillime sa i përket akuzave politike, atyre që lidhin përfaqësues të mazhorancës me krimin.

Akuza të reja nga opozita, denoncime të saj për publikime të pritshme të fakteve që komprometojnë së paku dy bashkiakë të tjerë të Partisë Socialiste.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por cili është impakti i këtyre akuzave mbi opinionin publik. Për herë të parë në Top Story është publikuar një sondazh me shifra surprizë nga Eduard Zaloshnja, por sigurisht ka vend edhe për debat.

Sondazhi i bërë më 25 Tetor nga Zaloshnja, tregon se mazhoranca ka humbur 70 mijë vota në krahasim me votimin e 25 qershorit, duke rënë në nivelin e 760 mijë votave nga 830 mijë vota.

Ndërsa opozita, po sipas këtij sondazhi ka një rritje prej 10 mijë votash, duke u barazuar me 760 mijë vota me mazhorancën, nga 750 mijë vota që kishte në votimin e 25 qershorit.

ME TE LEXUARAT