Sociologia e njohur serbe: Të gjithë e dimë se e kemi humbur Kosovën, të dalim nga ky tunel

Sociologia serbe, Vesna Pesiq ka marrë pjesë në njërën prej tribunave në Beograd ku është diskutuar për dialogun e brendshëm me Kosovën.

Ajo ka theksuar se “secili e di që Kosova është humbur”, por që kjo nuk nënkupton domosdoshmërish njohje formale të pavarësisë”, raportojnë mediat serbe, përcjell Klan Kosova.

Kliko per me shume info

“Ne duhet të dalim nga ky tunel nëpër faza të caktuara” ka thënë ajo duke shtuar se një model i mundshëm duhet të merren dy Gjermanitë.

“Çfarë do të thotë të udhëheqësh një dialog dhe të zgjidhësh çështjen e Kosovës për një kohë të pacaktuar? Ne do të mbesin shtete të “shantazhit”, nëse nuk heqim dorë nga miti – një shtet që nuk ka një kufi të qartë “, ka shtuar ajo.

Vesna Pesiq ishte anëtare e komisionit që shkroi një raport mbi të drejtat e njeriut në Kosovë të shfaqura në librin “Nyja e Kosovës”, që ishte publikuar në vitin 1990.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.