“Për dy javë sistemohet”, zbulohen SMS-të dhe pamjet filmike për ryshfetin 20 mijë euro

Kliko per me shume info

Nje dite pasi Policia e Tiranes ndaloi gjyqtarin e Apelit, Shkëlqim Miri, zbulohen të tjera detaje nga provat qe ka prokuroria e krimeve te renda.

“Panorama” shkruan se krahas pamjeve filmike të kamerës në lokalin në Fushë Krujë ku u morën paratë e ryshfetit ekziston një prove e dyte, që janë mesazhet.

Kliko per me shume info

Prova e dytë janë mesazhet përmes aplikacionit “WhatsApp”. Pas dorëzimit të parave në Fushë-Krujë, një i dyshuar tjetër njofton më pas të dënuarin Doda përmes “WhatsApp”-it se për dy javë çështja sistemohej.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka improvizuar sekuestrimin e përkohshëm të një celulari nga një postbllok policie, për të cilin i është komunikuar përdoruesit se dyshonin që aparati ishte i vjedhur e për këtë arsye duhet të kryheshin disa verifikime.

Ndalimi i gjyqtarit Shkëlqim Miri u bë dje nga oficerët e Sektorit për Hetimin e Korrupsionin në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Operacioni për arrestimin e gjyqtarit u kodua “Një vrasje e dytë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.