Skëndërbeu mbërrin në Beograd, policia ‘’pushton’’ stadiumin

Tensione në Beograd! Djemtë e Skëndërbeut, ndonëse të rrethuar nga qindra policë, ndodhen në tokën e armikut.

17:40

Kliko per me shume info

Në hyrje të stadiumit të Partizanit të Beogradit një numër i madh policësh serbë janë vendosur për të ruajtur rendin në këtë takim shumë delikat, raporton ‘panorama sport’.

17:15

Ekipi i Skënderbeut është gati për tu nisur drejt stadiumit të Partizanit të Beogradit pak çaste para se të startojë takimi në orën 19:00. Në hotelin ku qëndrojnë korçarët janë forca të shumtë policie të cilët do t’a shoqërojnë klubin shqiptar deri në stadium.

 

Jo vetëm policë të thjeshtë por në hyrje të hotelit qëndrojnë edhe forcat speciale serbe. Sot në Serbi me skuadrën e Skënderbeut janë edhe 10 policë shqiptarë që kanë shkuar enkas për ndeshjen. Njëjtë siç vepruan edhe serbët në Shqipëri.

 

Takimi është i vlefshëm për fazën e grupeve të “Europa League”. Takimi i parë mes skuadrave u luajt në “Elbasan Arena” dy javë më parë dhe përfundoj me shifrat e bardha 0-0.
Foto: procesi sportiv

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.