‘’Dështim i gjallë’’ në Serbi, Skënderbeu mbetet i fundit në grup. Shanset për tu kualifikuar

Skëndërbeu humbi 2-0 në Serbi, ndërsa shanset për të të kaluar në fazën tjetër janë të pakta.

Gjithësesi, janë dhe dy sfida, ndërsa Skënderbeu ka të drejtën që të nisë të bëjë llogaritë se si mund t’ia dalë. Mirëpo, në të gjitha rastet, nuk do të mjaftonte vetëm paraqitja e korçarëve, pa u kombinuar me sfidën tjetër të grupit. “Panorama Sport” servir mundësitë si mund të kualifikohen korçarët:

Kliko per me shume info

Varianti i parë
Duke qenë në kuotën e dy pikëve, Skënderbeut i duhen dy fitore në rast se do të tentojë që të shpresojë kualifikimin. Në këto kushte, pra duke mundur Dinamon e Kievit dhe Jong Bojs në sfidat e kthimit, korçarët arrijnë në kuotën e tetë pikëve.

Mirëpo, nevojitet edhe që Partizani i Beogradit, të mos marrë më shumë se dy barazime. Në këtë rast, Dinamo Kiev do të kryesonte grupin dhe Skënderbeu do të renditej e dyta me tetë pikë.

Ndeshjet e radhës
Skënderbeu – Dinamo Kiev
Partizan Beograd – Jang Bojs
Ndeshjet e fundit
Jang Bojs – Skënderbeu
Dinamo Kiev – Partizan Beograd

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here