Skënderbeu fiton ndaj liderit të grupit, mund 3-2 Dinamo Kievin

Kliko per me shume info

Skuadra e Skënderbeut ia ka dalë që ta gjejë fitoren e parë në Europa League. Korçarët kanë fituar 3:2 ndaj Dinamo Kiev, klub ky që edhe e kryeson Grupin B, ku janë edhe Partizani i Beogradit dhe Young Boys.

Kanë qenë ukrainasit ata që kanë kaluar të parët në epërsi, kur në minutën e 16-të ka shënuar Viktor Tsigankov. Por gëzimi i ukrainasve ka zgjatur vetëm dy minuta, pasi Sabien Lilaj ka barazuar me një gjuajtje nga distanca të devijuar nga një lojtar i Dinamos.

Kliko per me shume info

Pjesën e dytë shqiptarët e kanë nisur më mirë dhe në minutën e 53 Segun James Adeniyi ia ka dalë ta gjejë rrjetën sërish, duke bërë që Skënderbeu të avancojë në 2-1. Mirëpo sërish shqiptarët nuk janë mjaftuar me kaq.

Ka qenë Ali Sowe ai i cili në minutën e 57 ka ngritur rezultatin në 3:1. Kur po dukej që çdo gjë kishte përfunduar ukrainasit ia kanë dalë ta ngushtojnë rezultatin me Nazariy Rusyn, i cili ka shënuar në minutën e 90-të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.