Skandali seksual/ ‘’Mbytet’’ me akuza të reja aktori Kevin Spacey

Dy ditë pas publikimit të skandalit seksual të aktorit të House of cards, Kevin Spacey, janë zbuluar detaje të reja.

Mediat e huaja shkruajnë se kanë dalë pretendime të reja nga një numër njerëzish që akuzojnë aktorin për sjellje të keqe seksuale.

Kliko per me shume info

Duke ju referuar agjencisë së lajmeve BBC, mësohet se prodhuesi i filmit Tony Montana ka deklaruar se ai është prekur nga aktori në një bar në Los Anxhelos, ngjarje që ka ndodhur në vitin 2003.

LEXO EDHE:  Eli Fara i habit të gjithë: Pres të martohem…

Ai deklaron se ka mbetur me trauma psikologjike për gjashtë muaj pasi Spacey e kishte kapur “me forcë”.
Ky denoncim vjen pas një tjetër denoncimi që është bërë nga Anthony Rapp, i cili deklaroi i pari se aktori i Shtëpisë së Kartave u përpoq ta “joshë” atë kur ishte 14 vjeç.
Pas publikimit të skandalit aktori Kevin Spaey deklaroi homoseksualitetin e tij, gjithashtu nga kompania Netflix u deklarua se seriali ku luante aktori nuk do të vazhdonte më.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here