Skandali/ Policia Bashkiake mbyt në gjoba qytetarët në ditët e festave

Festat e nëntorit nuk kanë kaluar në qetësi apo si ditë feste për dhjetëra qytetarë, kjo për shkak se Policia Bashkiake i ka mbytur në gjoba.

Ditën e hënë, të martë dhe të mërkurë, pra të tre ditët pushim, dhjetëra e qindra qytetarë kur kanë dalë nga shtëpitë e tyre e kanë gjetur mjetin me një gjobë të vendosur në xham. Shumë prej tyre kanë patur debate dhe përplasje me punonjësit e Tirana Parking, por edhe me policët bashkiakë.

Kliko per me shume info

Qytetarët kanë kundërshtuar gjobat me argumentin se janë ditë pushimi zyrtare, por policët bashkiakë janë justifikuar me argumentin se nuk ka ndonjë urdhër të tillë, për ta pushim janë vetëm e shtuna dhe e diela. E hëna e shpallur nga qeveria dhe e marta dhe e mërkura që janë festat zyrtare të nëntorit, nuk njihen prej tyre.

Dhjetra denoncime të qytetarëve tregojnë sesi në zonën e ish-Bllokut, rrugën Myslim Shyri, apo edhe në zona të tjera ku parashikohet parkimi me pagesë, janë gjobitur nga policia, duke u prishur edhe ditët e festave.

Nuk mjaftojnë taksat e larta, trafiku dhe zhurma por shumë banorë të kryeqytetit duhet të paguajnë edhe gjobat e majme të bashkive në ditët e pushimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here