Skandali në Bashkinë e Shkodrës/ Shkollat përgënjeshtrojnë Voltana Ademin për kamerat e sigurisë

Pas deklaratës së dy ditëve më parë të Bashkisë së Shkodrës, të drejtuar nga Voltana Ademi, ku thuhej se janë plotësuar me kamera të sigurisë disa shkolla të kësaj bashkie, ka ardhur edhe reagimi i 3 drejtorive të këtyre shkollave, duke e nxjerrë bllof Voltana Ademin.

Kliko per me shume info

Në një prononcim për televizionin “Star Plus”, drejtorët e shkollave “Branko Kadia”, “Jordan Misja” dhe “28 nëntori” kanë përgënjeshtruar këtë deklaratë dhe kanë kërkuar që Bashkia ta përgënjeshtrojë deklaratën e bërë dy ditë më parë. Sipas drejtoreshave të këtyre shkollave, kamerat e sigurisë janë vendosur nga vetë shkolla me kontribut të prindërve dhe ministrisë, por jo të Bashkisë.

“Kamerat i vendosëm me kontribut të prindërve dhe Ministrisë përmes projektit të AKSH për digjitalizimin, Bashkia të përgënjeshtrojë deklaratën e dhënë. Nuk ka asnjë kontribut Bashkia në vendosjen e kamerave të sigurisë”, – janë shprehur drejtoreshat e 3 shkollave.

Por pas kësaj Bashkia Shkodër ka dalë në një tjetër deklaratë për mediat, ku shprehet se: “Nisur nga prononcimi i disa drejtorëve të shkollave në lidhje me vendosjen e kamerave të sigurisë në ambientet e shkollave, i rikujtojmë se objektet si dhe e gjithë infrastruktura përfshirë dhe mjetet e punës, janë pronë e Bashkisë Shkodër dhe pronë e gjithë publikut. Komuniteti, organizata, donatorë dhe kushdo tjetër që bashkëpunon me institucionin e Bashkisë, është mëse i mirëpritur.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.