Skandali i DAR Durrës/ Dalin faktet e reja

Aktualitet

Pas publikimit në media për mospagesën e sigurimeve për një numër mësuesish nga Drejtoria Rajonale e Arsimit në Durrës, ka ardhur dhe reagimi i parë nga znj Celcima, që e ka denoncuar me kohë këtë skandal por që sipas saj ka përmasa jo individësh por qindra të tillë.

“Besoj që jeni në dijeni që DAR Durres ka marrë 50 000 lekë gjobë nga tatimet për rastin tim, dhe si detyrim plotësues, pastrimin e sistemit nga mësuesit e larguar gati 2 vite më parë!” shprehet ajo.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu, Celcima thekson se vetëm me daten 3 Tetor 2017, janë larguar nga sistemi i deklarimit online si punonjës aktive, 90 arsimtarë, ndërsa në korrik janë larguar 72 vetë.

Por Celcima jep dhe nje fakt skandaloz duke thënë se “Lindita Muka, drejtoresha më e përfolur që nga mënyra se si ka fituar konkursin e në vazhdimsi, i ka larguar me Urdhër të brendshëm, që i bie në mungesë të vendimeve për largime nga puna, nga punëdhënësi DAR Durrës. “Nëse do të investigoni ne lidhje me numrin real të punonjësve, fondin e pagave, derdhjet e kontributeve, dhe pse janë mbajtur në sistem si punonjës aktive, gati 200 punonjës!” shprehet znj Mimoza Celcima

ME TE LEXUARAT