Skandal në Durrës/ Gjykata liron Kristian Preçin

Aktualitet

Gjykata e Durrësit, ka vendosur sot lirimin e shtetasit Kristian Preçi dhe pushimin e çështjes.

Rasti i Preçit u bë publik nga emisioni investigativ “Boom”, duke përfshirë të gjitha hallkat e shtetit, që nga policia, prokuroria, gjykata.

Ai u arrestua në shtëpinë e tij pas një deklarate të një shtetaseje sipas së cilës ai i kishte vjedhur celularin. Preçi arrestohet, dhe madje në proçesverbal, megjithëse gjatë kontrollit nuk iu gjet asgjë dhe arrestimi u bë në gjumë, u shënua se ishte kapur në flagrancë. Emisioni investigative “Boom” është interesuar për rastin duke nxjerrë në dritë, mënyrat se si veprojnë dhe gati bashkëpunojnë hallkat e drejtësisë edhe për raste të tilla flagrante. Prokurori që pranonte se për shkak të vjedhjeve të shumta, bëhen edhe shembuj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjykata që vendoste ta linte në burg, pavarësisht se provat e gishtërinjve kishin rezultuar negative dhe madje telefoni I ishte gjetur dikujt tjetër. Policia që shoqëronte familjarët e verbër të Kristianit, pse kishin protestuar për vendimin karshi tij. I gjithë ky kalvar, I cili vazhdonte prej katër muajsh, mori fund sot me vendimin e Gjykatës së Durrësit që vendosi pushimin e çështjes dhe kthimin e Preçit në liri.

Një e drejtë e kthyer në vend, por pas katër muajsh padrejtësie që normalisht duhet t’I venë në lëvizje gjithë strukturat e drejtësisë në linjë vertikale.

ME TE LEXUARAT