Skandal ne burgun e Peqinit/Abuzim i hapur me kartelat shendetesore te te burgosurve

Kartelat shëndetësore të të burgosurve të sëmurë në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, mbushen fiktivisht nga personeli mjekësor.

Lajmi është publikuar nga emisioni “Boom” në Ora News, ku bëhet me dije se një i burgosur, i diagnostikuar me astmë bronkiale, veshka dhe prostatë qëndron me ditë në izolim pa marrë asnjë medikament mjekësor, pavarësisht asaj çfarë shkruhet në kartelë.

LEXO EDHE:  Do gjykohen protestuesit e Kukësit, del menjëherë rekomandimi i Avokatit të Popullit
Kliko per me shume info

Gazetarja ka arritur të komunikojë me të dënuarin, me nënën e tij, me mjekun e burgut, si dhe me drejtorin e emëruar vetëm pak kohë më parë.

Referuar asaj çfarë mjeku ka treguar, mësohet se ka ndodhur që disa herë ilaçet janë blerë nga vetë stafi mjekësor i burgut. Nga ana tjetër, drejtori thekson se ilaçet për të burgosurin në fjalë, gjatë periudhës që ai ka marrë drejtimin e këtij institucioni, nuk kanë munguar.

LEXO EDHE:  MALLËNGJEHET Kuvendi, ministrat dhe deputetët socialistë PLOT MALL vrapojnë për të përqafuar Tahirin

Por një rrëfim krejt ndryshe vjen nga nëna e tij, e cila tregon recetën e ilaçeve që duhet t’ia blejë të birit me paratë e saj, ndonjëherë edhe duke shitur kanaçe.

Në lidhje me këtë rast, është shprehur edhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, nëpërmjet avokatit të tij.

“Fondet jepen, kartelat mbushen, por ilaçet blihen nga familjarët e të burgosurve. E mbi të gjitha, pavarësisht problematikës shëndetësore të këtij personi, sëmundjeve të shumëfishta, ai vuan trajtimin me izolim për ditë të tëra, një shkelje flagrante kjo e të drejtave të njeriut”.

Kliko per me shume info

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here