“Skafistët i hidhnin njerëzit në det”, rrëfimi i 37-vjeçarit që vrau gruan: Si mbërrita me gomone në Itali

Rreth 20 vite më parë Dritan Sulollari kishte mbërritur në Itali. “Detin natë, e ke parë ndonjëherë? Ai po që është i frikshëm”. Niste kështu rrëfimi i Sulollarit për një mik për atë udhëtim nga Shqipëria në Itali. Zbriti në Puglia kur ishte 17 vjeç. Ishte viti 1998.

Pas udhëtimit me një gomone me katër motorë me 100 kuaj-fuqi secili, ai nuk mundi të ulej për dhjetë ditë. Aventura e tij me skafistët kishte qenë dramatike. “Pjesa e përparme e gomone hidhej mbi errësirën e dallgëve dhe kur zbriste poshtë përplasej në ujë dhe lëshonte xixa. Duket absurde por kështu ishte. Dhe të qëndroje aty ishte gjëja më e tmerrshme”.

Kliko per me shume info

Kishte treguar që skafistët nuk kishin skrupuj dhe i hidhnin njerëzit në ujë për të lehtësuar gomonen dhe për t’ia mbathur kështu nga Guardia di Finanza.

Ai kishte shkuar vetëm në Itali dhe pas një periudhe në ilegalitet kishte arritur të merrte dokumentet dhe kishte gjetur një punë, shkruan ilpiccolo. Punonte si kamerier në pizeri.

Pas një pelegrinazhi të gjatë, kishte ndaluar në Gradisca d’Izonzo. Dhe pikërisht aty i kishte ardhur dhe bashkëshortja me të cilën ishte martuar 10 vite më parë. Më pas çifti ishte bërë me një djalë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here