Sjellja e Trump habit kryeministrin japonez, humb durimin teksa ushqen peshqit

Donald Trump qëkur është zgjedhur President në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shumë herë ka qenë pjesë e shakave të ndryshme, të cilat i ka nxitur vetë ai me sjelljet e tij.

 

Kliko per me shume info

Gjestet e Trump-it, nuk janë kritikuar për të mirë nga shumë kritikë!

Ai jo rrallëherë është quajtur egoist e injorant, megjithatë kjo nuk e zbut aspak sjelljen e tij, transmeton Gazetametro.net.

 

Së fundit një gjë të tillë, e ka bërë edhe në Japoni derisa ishte duke ushqyer peshqit me kryeministrin Japonez, Shinzo Abe.

Ata nisën t’i ushqenin peshqit me delikatesë, por ky proces donte pak kohë.

Siç duket Trump ka humbur durimin dhe e ka kthyer kutinë prej druri përmbys, duke e derdhur të gjithë ushqimin njëherësh, ku të gjithë peshqit u mblodhën në vendin ku Trump hodhi ushqimin dhe kjo situatë është kaluar me të qeshura.

Fotografitë janë bërë në pellgun e Pallatit Akasaka, në Japoni, ku palët janë duke zhvilluar një takim zyrtar

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here