"S'janë shumë po v*ri lesht", policja korruptohet me 5 mijë lekë të vjetra

Aktualitet

Policia rrugore vazhdon të marrë para nën dorë për të mos gjobitur shkelësit e rregullave të qarkullimit.

Pavarësisht përpjekjeve të qeverisë për të vënë “nën frena” policinë e shtetit, duket se policët rrugorë që mund t’i rezistojnë ryshfeteve numërohen me gishta.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Video më poshtë e postuar nga “Joq” tregon disa të rinj që korruptojnë një police femër me 5 mijë lek të vjetra.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, në autostradën Tiranë-Durrës, në Vorë.

Nga ana tjetër, ata shprehen se i dhanë 5 mijë lekë të vjetra për tu tallur me të, ndërkohë që policia shihet duke i marrë.

Denonocimi:

Pershendetje JOQ! Sapo ndodhi, isha tu shku per Shijak 4 cuna dhe na ndalon postoblloku në Vor dhe afrohet vetem 1 police femer. U kap me driten e djegme te makines dhe me i shokun tim qe nuk kishte kartë identifikimi me vete. Pastaj na tha ju jeni 4 veta u jam 1…i bie të me jepni ju kafe. I dham 500 lek te reja per tu tall dhe ajo mori! Thot sjan shum per 500 lek por i mori”

ME TE LEXUARAT