Silvio Berlusconi rikthehet në politikën italiane, koalicioni i 81-vjeçarit fiton në Siçili

Kliko per me shume info

Ish kryeministri italian Silvio Berlusconi, duket se është në rrugën e një tjetër rikthimi politik ndonëse në moshën 81 vjeçare.

Rikthimi i Berlusconit vjen pas triumfit të koalicionit të mbështetur prej tij në zgjedhjet lokale të Siçilisë.

Kliko per me shume info

Megjithatë ainuk mund të garojë në zgjedhjet parlamentare për shkak të dënimit për mashtrim me taksa, por është duke e udhëhequr një koalicion të qendrës së djathtë, që po synon të kthehet në forcë politike.

Sipas analistëve, Berlusconi ende ka disa shkathtësi në politikë, ka karizmë, burime financiare dhe përkrahje të mediave, për të qenë forcë në politikën e vendit, pavarësisht moshës së tij.

Karriera e miliarderit 81-vjeçar është pllakosur nga skandalet, si brenda qeverisjes së tij, ashtu edhe jashtë saj. Kavaljeri 4 herë kryeministër i ka qëndruar larg skenës politike që prej përjashtimit nga Parlamenti 4 vite më parë, kur u dënua për evazion fiskal, e tani po përpiqet të rrëzojë vendimin që ia ndalon mbajtjen e një pozicioni publik përpara zgjedhjeve të pranverës 2018.

Gjykata Europiane të Drejtave të Njeriut pritet ta rishikojë rastin e tij më vonë gjatë vitit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.