Silvester Stalones i dalin të "palarat", ka abuzuar seksualisht me një adoleshente

Soft

Furtunës së skandaleve seksuale në Hollywood nuk i ka shpëtuar as aktori i famshëm Silvester Stalone. Ai ka abuzuar seksualisht me një fanse të tij adoleshente 16-vjeç. Një akuzë që aktori 71-vjeçar e hedh poshtë. Ngjarja ka ndodhur 31 vite më parë, gjatë xhirimeve për filmin “Over the Top” në Las Vegas.

E përditshmja britanike Daily Mail ka zbuluar një raport të policisë lokale të asaj kohe, që përmban denoncimin e vajzës së abuzuar seksualisht. 16-vjeçarja, identiteti i të cilës mbahet sekret, rrëfen se kishte kryer marrëdhënie seksuale me Stallonen.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por aktori kishte ftuar edhe truprojen për tu bërë pjesë e aktit pa pëlqimin e vajzës, e cila megjithatë shprehet se nuk kishte pasur zgjidhje tjetër. Por ish-drejtuesit e policisë lokale thanë se vajza ishte tërhequr nga akuza kundër Stallones. Ajo thoshte se ndihej e turpëruar dhe nuk donte që ngjarja të bëhej publike.

Po ashtu, Stallone dhe truproja, të dy të martuar në atë kohë, e kishin kërcënuar vajzën se do ta rrihnin po të fliste. /Tv Klan

ME TE LEXUARAT