Si ndikon aborti në shtatzëninë e rradhës? Ja efektet anësore apo komplikacionet që duhet të dini

Soft

Një abort e bën gruan të shqetësohet edhe në lidhje me shtatzaninë e radhës, por të kalosh një abort spontan nuk do të thotë se nuk do të mund të sjellësh më në jetë një fëmijë.

Në disa raste më të rralla aborti mund të sjellë komplikacione, dhe për pasojë të ketë efekte negative, sidomos nëse është provokuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Si ndikon aborti në shtatzaninë e radhës?

• Faktorët e rrezikut lidhen edhe me ecurinë e shtatzanisë së radhës. Kjo ndodh në rastet kur gjatë abortit është shfaqur një problem i caktuar. Nëse për shembull aborti ka ndodhur për shkak të hapjes së qafës së mitrës edhe në shtatzaninë tjetër mund të ekzistojë rreziku për lindje të parakohshme. Ky rrezik do të jetë i madh edhe në rast të abortit të provokuar duke qënë se hapet nga mjeku qafa e mitrës.

• Rreziku ndaj aborteve të përsëritura, në lidhje me rritjen e rrezikut të marrjes së ndodnjë infeksioni, e madje nëse aborti do të jetë i provokuar mund të shkaktohet një dëmtin i tubave dhe për pasojë sperma nuk mund të “takojë” vezën në mënyrë natyrale.

• Nëse do të provokoni një abort ka shumë mundësi që uterusi juaj të dëmtohet gjatë nxjerrjes së fëmijës, edhe pse ai do të jetë i vogël. Kjo do të thotë se shanset për një shtatzani tjetër do të ulen ndjeshëm.

• Nëse tashmë keni pësuar një abort spontan duhet të prisni të paktën 3 muaj para se të përpiqeni sërish për një shtatzani në mënyrë që trupi të rikuperojë sa më shumë. Gjakdedhja zakonisht zgjat 2-3 ditë por nëse zgjat më shumë duhet të flisni sërish me mjekun.

 

 

ME TE LEXUARAT