EMRI/ Arrestohet në Shkodër i shumëkërkuari për trafik droge

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 48-vjeçar të shpallur në kërkim pasi mbi të ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për trafik droge.

Policia njofton se në pranga ka rënë Ardian Kastrati , 48 vjeç, banues në fshatin, Kçar i Poshtëm, Malësi e Madhe.

Kliko per me shume info

NJOFTIMI I POLICISE:

Me datë me 15.11.2017, nga efektivet e Seksionit për Hetimin e Narkotikeve në bazë të informacioneve policore, u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim:

Ardian Kastrati , 48 vjeç, banues në fshatin, Kçar i Poshtëm, Malësi e Madhe

Ndalimi i tij u bë pasi në zbatim të urdhërit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër datë 14.11.2017 për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër nr 942 datë 13.11.2017 ku ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” në mungesë i dyshuar për veprën penale të “Prodhimit e shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprime të metejshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here