Shtyhet mbledhja e përbashkët ndërqeveritare Shqipëri-Maqedoni/ Ja kur do të mbahet

Aktualitet

Ndonëse mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase ishte paralajmëruar se do të zhvillohej në datë 2 dhjetor, duket se është shtyrë për në 15 dhjetor.

Ndonëse mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase ishte paralajmëruar se do të zhvillohej në datë 2 dhjetor, duket se ajo është shtyrë për në 15 dhjetor. Mediat në Maqedoni duke iu referuar burimeve nga qeveria bëjnë me dije se mbledhja e parashikuar të mbahej në Pogradec është shtyrë me rreth 2 javë nga data e parashikuar.“ Seanca e përbashkët qeveritare Shqipëri-Maqedoni do të mbahet më 15 dhjetor në Pogradec të Shqipërisë dhe të pranishëm do të jenë të gjithë ministrat e të dyja qeverive”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Maqedonisë, Mile Boshnjakovsk për Portalb.mk.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Se çfarë pritet të jetë temë diskutimi e mbledhjes së përbashkët nuk dihet ende.“Për momentin shërbimet e të dyja qeverive janë duke finalizuar dokumentet dhe protokollin e seancës së përbashkët. Kur do të finalizohen do të informojmë për agjendën përfundimtare”, tha për Portalb.mk, Boshnjakovski.

Në fillim të nëntorit Qeveria e Maqedonisë vendosi të mbajë seancë të përbashkët me Qeverinë shqiptare dhe atë bullgare.

Më 23 nëntor, në Strumicë u mbajt seanca e përbashkët Maqedoni-Bullgari në të cilën u nënshkruan disa marrëveshje. U nënshkrua edhe Protokoll për bashkëpunim në mbrojtje midis Maqedonisë dhe Bullgarisë. Ndërkohë Qeveria e Shqipërisë dje ka mbajtur seancë të përbashkët me Qeverinë e Kosovës në të cilën u nënshkruan 12 marrëveshje. Ministrat e kabinetit Rama dhe Haradinaj firmosën memorandume bashkëpunimi në fushën e mjedisit për mbrojtjen dhe zhvillimin e tij, një tjetër memorandum për bashkëpunimin në fushën e kulturës, marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunimin për diasporën.

U nënshkrua gjithashtu një protokoll teknik mes dy ministrive të Bujqësisë për njohjen bilaterale të certifikatave veterinare për produktet shtazore dhe joshtazore mes dy vendeve. Gjithashtu u nënshkrua një memorandum mirëkuptimi mes agjencisë AIDA dhe homologes kosovare KIESA, për nxitjen e investimeve, një memorandum mirëkuptimi në fushën e energjisë elektrike mes dy ministrive të energjetikës, marrëveshje për njohjen e kontributeve shoqërore dhe marrëveshje bashkëpunimi mes ministrive të jashtme në kuadër të integrimit europian.

Shtyhet mbledhja e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj maqedonase / Ja kur do të mbahet...

 

ME TE LEXUARAT