Shtrëngata shiu dhe përmbytje, cilat janë qytetet më të rrezikuara ditën e sotme

Mëngjesi i së enjtes ka nisur me reshje të dendura shiu në disa zona të vendit. Për shkak të intensitetit të tyre, probleme nga reshjet pritet të shënohen në disa zona. Sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencës, në buletinin më të fundit për rreziqet natyrore, pritet që shirat të jenë më të dendura në disa zona, duke u shfaqur me shtrëngata, kurse në Vlorë, Gjirokastër dhe Korçë moti parashikohet i rrezikshëm dhe i shoqëruar me fenomene hidro-meteorologjike.

Në mesditën e sotme, për shkak të intensitetit të reshjeve, rrezikohen përmbytje lokale në qarqet Korçë dhe Vlorë. Shtrëngata shiu do të ketë në Dibër, Elbasan dhe Gjirokastër.

Kliko per me shume info

Sakaq, drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes edhe ndaj rrëshqitjeve të dheut, pasi specialistët e Institutit të Gjeoshkencave parashikojnë probleme në disa zona të vendit, kryesisht në Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here