Akuzohet për vrasjen e Gazmend Çollakut, Prokuroria kërkon burg përjetë për Denis Shtrazën

Aktualitet

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për Denis Shtrazën, i cili akuzohet për vrasjen e Gazmend Çollakut.

Ky i fundit u rrëmbye dhe u vra me armë zjarri në 6 janar 2016. Gjykata i la dy javë kohë avokatëve të Denis Shtrazës për të përgatitur mbrojtjen. Në seancën e 30 nëntorit pritet që të jepet edhe vendimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Denis Shtraza është njëri nga personat e dyshuar për rrëmbimin e Çollakut.

Por Denis Shtraza pretendon se nuk ka lidhje me akuzën pasi, sipas tij, ai ishte shok me Çollakun, të cilin e njihte që kur të dy ata mbaheshin në burg për vepra të tjera.

ME TE LEXUARAT